Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Besnik Morina janë deleguar nga UEFA në turneun kualifikues të Grupit 7 për Euro 2025 për grupmoshën nën 17-vjeç që do të zhvillohet në Manavgat të Turqisë, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Bjellorusi-Skoci dhe Skoci-Kazakistan, derisa do të jetë gjyqtar i katërt në ndeshjen Turqi-Skoci.
Ndërkaq, Morina do të jetë asistent në të tria ndeshjet.
Këto dy ndeshje zhvillohen prej 21 deri më 27 tetor, njofton FFK. /2LONLINE/