DYLON

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 15 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 15 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi seksual’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.