Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me stafin e tij, sot kanë bërë homazhe tek lapidarët e dëshmorëve Xhelal Sopi në Petroc dhe Avdi Xhaçku në Hogosht.
Këto homazhe janë bërë për nder të 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve Xhelal Sopi dhe Avdi Xhaçku.
I pari i komunës Qëndron Kastrati, ka thënë se këto homazhe janë bërë për ta nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorëve.
“Në Petroc e Hogosht, në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve Xhelal Sopi e Avdi Xhaçku, sot bëmë homazhe për të nderuar veprën e sakrificën e tyre. Të gjithë dëshmorët e martirët që s’janë sot në mesin tonë, janë themelet e forta për lirinë e shtetndërtimin”, tha Kastrati.