Prononcim për opinion e Nexhat Behlulit koordinator në Zyrën për Zhvillim Ekonomik e cila funksionon në kuadër të administratës lokale të komunës së Bujanocit , njëherit edhe udhëheqës i shërbimit për informim të Partisë Demokratike e cila pas zgjedhjeve të majit të vitit 2012 është bartëse e pushtetit lokal në Bujanoc.
Shkruan: Nexhat Behluli
Pas konfirmimit të informacionit se ish drejtori i ndërmarrjes publike “Radio Televizioni i Bujanocit” Sevdail Hyseni është punësuar pa përfilljen e asnjë kriteriumit ligjor e as njerëzor , si koordinator i zhvillimit të kulturës në kuadër të Organizatës Publike shtëpia e kulturës “Vuk Karaxhiç” në Bujanoc.
Jo vetëm unë, por edhe opinioni i gjerë e ka të drejtën ta dijë se si dhe pse erdhi deri te ky veprim jo transparent kur udhëheqësit kompetent të Administratës Lokale janë në dijeni se Sevdail Hyseni në kohën kur zhvilloi postin e drejtorit N.P. “Radio Televizioni i Bujanocit” kjo ndërmarrje publike përjetoi dëmtime serioze të pasurisë dhe pronës shoqërore e cila është krijuar me djersën dhe kontributin e taksapaguesve nga qytetarët e Komunës së Bujanocit.
Publikisht po kërkojë nga udhëheqësit kompetent të Administratës Lokale për t’i dhënë sqarime opinionit të gjerë se a është zhvilluar procesuimi i kësaj lënde kontestuese dhe të dyshimtë për dëmtimin e pronës shoqërore, cili ka qenë epilogu i gjykimit rreth kësaj lënde, cilat kanë qenë kriteriumet për punësimin e Sevdail Hysenit në Organizatën Publike “Shtëpia e Kulturës” në Bujanoc.
Ua bëjë me dije se po që se nuk do të jepet një sqarim i detajizuar për opinion rreth detajeve që i kam kërkuar do të kemi nënshkrime të mjaftueshme nga ana e popullatës shqiptare të komunës sonë për të ju drejtuar instancave kompetente më të larta për zbardhjen e këtij rasti.
Mediave Lokale po ua shpërndaj edhe dokumentacionin valid i cili u përpilua gjatë aktit të pranim dorëzimit të postit të drejtorit të N.P. “Radio Televizioni i Bujanocit” në kohën kur unë Nexhat Behluli isha kryetar i këshillit drejtues./titulli/