Mbahet mbledhja e Komisionit të Auditimit të KRU Hidromorava si dhe bëhet pranim dorëzimi i detyrës për Zyrtar të Brendshëm të Auditimit të KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan.
Mbledhja u drejtua nga kryesuesja e Komisionit, Ferdane Tahiri Sylejmani, me pjesëmarrje te anëtarëve tjerë të komisionit, Filloreta Gashi Sadiku, Lindita Fazliu, si dhe sekretari i kompanisë, Agim Sllamniku, dhe zyrtarja për financat, Merita Xhelili.
Gjatë mbledhjes, u diskutuan me kujdes të gjitha pikat e rendit të ditës, por një vëmendje e veçantë ju kushtua pranimit të dorëzimit të detyrës për zyrtarin e brendshëm të auditimit. Në këtë kontekst, Seniha Hajrullahu, Zyrtare e Lartë e Auditimit të Brendshëm, u pensionua me nderime për kontributin e saj të shquar, ndërsa, detyrën e re të zyrtarit të brendshëm të auditimit e mori Artan Hajdini, të cilit njëkohësisht të pranishmit ia uruan detyrën duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në detyrën e re.
Anëtaret e Komisionit shprehen nderimet e tyre më të thella ndaj Zonjës Seniha Hajrullahu për kontributin e saj të pamohueshëm në përmirësimin e performances financiare dhe operative të Kompanisë, si dhe për ngritjen e cilësisë së kontrollit të brendshëm.
Në fund të takimit Kryesuesja e Komisionit znj. Ferdane, në emër të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Auditimit, shprehi urimet më të sinqerta për pensionimin e Zonjës Seniha Hajrullahu, duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe kënaqësi në këtë kapitull të ri të jetës së saj. /2LONLINE/