DYLON

Rregullohen rrethojat e oborrit të shkollës së mesme të lartë në Pozheran

Rregullohen rrethojat e oborrit të shkollës së mesme të lartë në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e krijimin e kushteve nëpër shkolla, por edhe sigurisë së objekteve, në shkollën e mesme të lartë në Pozheran “Kongresi i Manastirit”, ka filluar projekti i rrethojës së oborrit të kësaj shkolle.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë vizitës që I ka bërë punimeve që janë duke u kryer, ka thënë se do të vazhdohet edhe më tutje me investimet në shkollat e komunës së Vitisë, në mënyrë që kushtet për nxënësit dhe personelin arsimor të përmirësohen dukshëm.

EkoHigjiena

 “Janë realizuar një sërë projektesh të rrethojës së oborreve të shkollave dhe do të vazhdojmë tutje”, është shprehur kryetari Haliti.

Gjithashtu, kanë vizituar edhe ambientet e brendshme të shkollës, ku është bërë furnizimi me inventar të ri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.