Kuvendi Komunal i Gjilanit pas një pauze disa minutash ka nisur seancën pasi është siguruar kuorumi.
Në fakt fillimisht nuk pati kuorum, por në ndërkohë në sallë erdhën disa anëtarë të LDK-së që mungonin në fillim dhe me ta të pranishëm në sallë, pas verifikimit nga sekretaria, prezentë ishin 18 anëtarë, që përbëjnë shumicën pasi kuvendi i ka 35 anëtarë.
Me që u sigurua kuorumi, në sallë u kthyen edhe dy anëtarët e Vetëvendosjes dhe anëtarja e AKR-së.
Përndryshe, në sallë mungon edhe ekzekutivi në tërësi.
Ja rendi i ditës:
2.4 Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore te Komunës së Gjilanit për vitin 2022
2.8 Kërkesë nga DKRS për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 160,000.00 € për realizimin e dy skulpturave në bronz
2.10 Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë të Gjilanit
2.11 Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit për emërimin a anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionareve në NPL “Stacioni i Autobusëve” Gjilan
2.12 Kërkesë e SHIL te UÇK, dega ne Gjilan për ndarjen e mjeteve financiare
2.13 Kërkesë për subvencionimin e regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore private
3 Te ndryshme