DYLON

Nuk ka kuorum!

Nuk ka kuorum!
Avatar photo Redaksia

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit në të cilën ishte paraparë të vazhdohet me pikat e mbetura nga seanca e VI e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e ndërprerë javën e kaluar për mungesë kuorumi, është ndërprerë për momentin dhe nuk po mbahet  as sot pikërisht për mungesë kuorumi.

Në fakt, kur sekretaria filloi të evidentojë prezencën e anëtarëve prezentë në sallë, në të cilën po mungonin shumica e anëtarëve të Vetëvendosjes dhe partnerët e saj, ishin të pranishëm 19 anëtarë që përbëjnë shumicën nga 35, sa i ka Kuvendi, por se aty ishin të pranishëm edhe dy anëtarë të Vetëvendosjes dhe një i AKR-së.

EkoHigjiena

Siç dihet opozita tani ka shumicën në Kuvend, por se i mungonin sot disa anëtarë, dhe se me tu parë se kuorumi po bëhet pikërisht nga prania e anëtarëve të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi doli nga salla duke thënë se nuk do t’ia bëjë ai kuorumin, pasi bashkë me të doli edhe anëtarja tjetër e Vetëvendosjes dhe e AKR-së.

Tani, anëtarët e LDK-së të PDK-së dhe AAK-së, po qëndrojnë në sallë në pritje të anëtarëve të subjekteve të tyre që të vijnë në sallë për ta bërë shumicën.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.