Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Prishtina dhe Fushë-Kosova mbesin në zonë të kuqe.
Në zonën e verdhë janë komuna: Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Deçani, Kamenica, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Gjilani, Mitrovica e Veriut.
Në zonën e gjelbër janë komuna: Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtime. /2LONLINE.com/