(2L ONLINE) – Në prani të Kryetarit të Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, përfaqësuesit të Ministrisë Bujqësisë dhe përfaqësuesit të BE-së,drejtorisë së Bujqësisë dhe të shumë fermerëve të komunës së Kamenicës, sot është bërë hapja e zyrës informative dhe këshilluese për fermerët e Kamenicës.
Kryetari i komunës Begzad Sinani theksoi se kjo zyrë do të jetë e hapur dhe këshilltari do të jap informata, këshilla për fermerët me qëllim të lehtësimit për aplikim në donacionet e Ministrisë dhe të Bashkimit Europian.
“Komuna e Kamenicës ka potenciale të mira për zhvillimin e blegtorisë,bletarisë dhe turizmit rural. Ne si komunë do të bëjmë çdo gjë është e mundur me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për ju” ka thënë Sinani.
Financues të këtij projekti do të jetë zyra e Bashkimit Europian dhe Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /2L ONLINE/