Gjithçka nisi me 19 maj, kur aeroplanët e NATO-s, duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, filluan bombardimet mbi pavionet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.
Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri më 22 maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosurit shqiptarë.
Po më 22 maj 1999, policia dhe ushtria serbe kishin zhvilluar një nga masakrat më të mëdha gjatë kësaj lufte në Kosovë.
Nga rreth një mijë të burgosur, të cilët ishin në rreshtin e parë, janë gjuajtur për vrasje me bomba e armë dhe mbi 150 të burgosur politik dhe ordiner shqiptarë janë vrarë, ndërsa mbi 300 të tjerë, janë plagosur.
Pikërisht edhe 15 vjet pas, ende nuk është dënuar askush, ndërsa kanë munguar edhe hetimet nga institucionet e vendit.