Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, stacioni Policor në Viti është njoftuar për një Rast “Dhunë familjare” që është regjistruar në Beguncë të Vitisë.
“Nga hetimet ne vendin e ngjarjes mësohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ka ardhur deri te konflikti fizik, ku kanë qenë të përfshirë, vëllai në njërën anë dhe dy motrat e tij, në anën tjetër. Gjate këtij konflikti të tre të dyshuarit kanë marr lëndime, ku ndihmë mjekësore ka kërkuar vetëm i dyshuari, shtetas i Kosovës”, thotë zëdhënësi Hashani.
Në konsultim me Prokurorin i dyshuari ndalet për 48 orë kurse dy të dyshuarat e tjera lirohen në procedurë të rregullt.