Kf. Drenica mposhti Kf. Llapin me rezultat bindës, 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.
Harmon Van Dave Gboëea e kaloi në epërsi ekipin vendës në fillim të pjesës së dytë (51′) pasi në 45 minutëshin e parë nuk pati gola.
Kurse, Osman Mëziu shënoi në minutën e 63-të gol të bukur nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2:0.
E golin e tretë të Drenicës e shënoi Qemail Elshani, i cili realizoi me mjeshtri në minutën e 74-të.
Kjo ishte fitorja e parë e Drenicës këtë sezon, ndërkohë humbja e parë e Llapit.