DYLON

Ibrahim Dresheviq përfundimisht i Kosovës, futbollisti do të luaj për Përfaqësuesen

Ibrahim Dresheviq përfundimisht i Kosovës, futbollisti do të luaj për Përfaqësuesen
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë edhe zyrtarisht lejën e FIFA-s për ta pëfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Presidenti Ademi falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për paisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.