Bedri Hamza, i cili do të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër, në zgjedhjet parlamentare, të shkurtit (2025), ka takuar sot strukturat e Degës së PDK-së në Gjilan, një takim ky mobilizues, nën moton ”Jemi gati”.
“Ky takim masovik, jep mesazhin më të mirë për të gjithë ne, që ditët e rënda ekonomike, arsimi i degraduar, shëndetësia e sëmurë, vetmia kolektive, braktisja nga miqtë ndërkombëtarë e shumë e shumë problemet të tjera serioze, tashmë e kanë zgjidhjen me PDK-në e Bedri Hamzën, thuhet në njoftimin zyrtar të degës së PDK-së së Gjilanit.
“Po punojmë shumë e çdo ditë, me vullnet e energji, optimizëm e ndershmëri, për të ofruar platformën më të mirë, serioze e të nevojshme qeverisëse për qytetarët e republikës sonë. Me besimin e tyre, vendit tonë do të ja rikthejmë shpresën e dinjitetin e zbehur”, thuhet në fund të njoftimit të PDK-së. /2LONLINE/