Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, e ka pranuar se mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, në afatin e janarit mund të largohet nga ‘Allianz Arena’.
Ish ylli i Baselit, nuk po gjen vend në formacionin bazë të Pep Guardiolas, dhe tashmë duket se ndarja e tij me Bayern Munich do të ndodhë gjatë dimrit. Ai u inkuadrua vetëm në 10 minutat e fundit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester Cityt. “Shaqiri mund të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit. Unë dua që të kemi futbollistë që dëshirojnë të jenë këtu me ne, nëse ka të atillë që mendojnë ndryshe, është e drejtë që të shkojnë në një klub tjetër”, ka thënë Beckenbauer për “Sky”. Mesfushori shqiptar kërkohet nga Liverpool, Manchester United, Tottenham, Juventus e Roma.