Në Hollywood të hënën mbrëma u dha premiera e filmit ‘Maleficent, Mistress of Evil’, në të cilin rolin kryesor e luan, Angelina Jolie.
Ndër shumë yjet që morën pjesë në premierë ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.
30 – vjeçarja mori gjithë vëmendjen me parakalimin në qilimin e kuq e veshur me një fustan të gjatë elegantë të punuar nga disenjatorja e njohur kosovare, Dona Matoshi.
Kujtojmë se në këtë premierë Bebe u takua me Angelina Jolien për të cilën u shpreh se është një mbretëreshë e vërtetë.