Bashkimi Europian trumbeton me të madhe lirinë e zgjedhjeve dhe të drejtën e votës si një ndër të drejtat më themelore në një shtet demokratik, por hesht në mënyrë të pa pranueshme para vjedhjes masive që ju janë bërë votave të Republikanëve të Serbisë në zgjedhjet e fundit të këtij shteti.
Ne si Republikanë të Kosovës shprehim indinjatën tonë për këtë fenomen të rëndë jo për t’i dalë në mbrojtje Partisë Republikane të Serbisë dhe as ndonjë force tjetër politike, por për të denoncuar një fenomen shumë të rëndë për një shtete demokratik , i cili nesër mund të përsëritet edhe në Kosovë, thuhet në deklaratë e |republikanëve të Kosovës (REK).
Më tej në këtë deklaratë thuhet:
:Të gjithë e dinë se Partia Republikane e Serbisë është zëri më i fortë opozitar dhe demokratik në Serbi. Është kjo forcë politike, e cila ka artikuluar për herë të parë, njohjen e pavarësisë së Kosovës, është kjo forcë politike, e cila ka ngritur zërin duke kërkuar falje për masakrat e ushtrisë Serbe ndaj popullatës shqiptare gjatëluftës në Kosovë. Njëkohësish drejtuesit e kësaj force politike dhe konkretisht kryetari i saj z.Nikola Sandulovic,tha se “Z. Vuçiç duhet ta dijë se rruga e Serbisë në BE shkon vetëm nëpërmes pranimit të Pavarësisë së Kosovës”.
Gjithashtu z.Nikola Sandulovic, ka kritikuar politikën serbe duke u shprehur se në këtë vend mungon liria dhe e drejta e shprehjes.
Qeveria e drejtuar nga Vuçiç dhe rrymat Radikale në Serbi, për të parandaluar rritjen dhe fuqizimin e Republikaneve, të cilët synojnë një politike miqësore në raport me Kosovën dhe tërë Shqiptarët, duke respektuar sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe një bashkëpunim të mirë me fqinjët për të ruajtur paqen në rajonin e Ballkanit, ju vodhi masivisht votat republikanëve gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, të cilat u mbajtën me 24 Prill 2016.
Siç bëhet e ditur nga homologët tanë, Republikanët e Serbisë kane mbledhur dokumentacione të shumta ku tregojnë saktësisht se si dhe sa vota ju kanë vjedhur në këto zgjedhje.
Sipas republikanëve serb këtu flitet së paku për 120 mijë vota të vjedhura nga Qeveria dhe partitë e tjera Radikale Serbe.
Republikanët e Serbisë këto dokumente ia kanë dërguar Gjykatave në Serbi por ato nuk kanë reaguar fare! Njëkohësisht këto dokumente ia kanë dërguar edhe, Kryetarit të BE-se, z. Junckers, ambasadës Amerikane dhe të gjitha Ambasadave të tjera në Beograd.
Republikanet e Kosovës, REK kërkojnë që Bashkimi Europian të dënojë këtë akt të shëmtuar dhe të rendë për demokracinë dhe ti thotë Jo të gjitha negociatave me një qeveri si kjo e Vuçiçit.
Përderisa kjo qeveri nuk e njeh sovranitetin e Kosovës dhe nuk lejon asnjë forcë të re Demokratike, ashtu siç është Partia Republikane e Serbisë të ushtrojë funksionin e saj në skenën politike të Serbisë, nuk është mund të pranohet që të diskutohet dhe negociohet me të në mënyrë demokratike për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian”.
Republikanët e Kosovës, REK