Komuna e Bujanocit sot është pajisur me dy certifikata, atë të “Sistemit të menaxhimeve të kualitetit – ISO 9001” dhe certifikatën e “Sistemit të menaxhimit të ambientit hapësinorë ISO 14001”.
Këto certifikata, kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, ia dorëzoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Komunës së Bujanocit.
“Shfytëzoj rastin që të ju dorëzojë certifikatat lidhur me nivelin më të lartë që ka arritë komuna lidhur me administratën si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Me këtë rast ju përgëzojë për këto të arritura”, iu drejtua ambasadori Davenport kryetarit Arifi duke i shtrënguar dorën, raporton Titulli.
“Kjo është një ditë e madhe për komunën e Bujanocit pasi se së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Beograd bëmë prezantimin e qëllimit të integrimit në BE. Njëherit duke u nisë nga puna e mirë në administratën komunale që e kemi bërë, ne sot nga BE, pikërisht nga ambasadori do të marrim certifikatën ku komuna e Bujanocit është ndër komunat më të suksesshme në rajon”, u shpreh kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Një avancim i këtillë për komunën e Bujanocit është edhe një dëshmi për punën efikase dhe të suksesshme të administratës lokale e cila kryhet në saje të aftësive menaxhuese të vet kreut komunal.
Si mysafiri njashtu edhe nikoqiri u dakorduan se me punën e bërë për të fituar këto këto certifikata kjo komunë është më afër integrimeve evropiane.