Bashkimi Evropian konsideron se dhuna që shpërtheu në veriun e Kosovës e prishi procesin e mirë zgjedhor që u mbajt në pjesën tjetër të vendit.
Institucionet me seli në Bruksel dënojnë dhunën e djeshme.
Mirëpo, Bashkimi Evropian do del me qëndrim zyrtar vetëm pas raportit të misionit vëzhgues i cili pitet të publikohet të martën paradite, transmeton RTK.
Edhe anulimin e mundshëm të votimeve në veri, Brukseli për momentin i kualifikon si spekulime.