Lugina tashmë është bërë e njohur për talentë të shumtë, nga sporti e deri në shkencë. Këtë po e dëshmojnë me punën e tyre. Ky lajm i kushtohet talentit të ri nga Nesalca e komunës së Bujanocit, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës.
Rinor Jaiji, që tashmë i mbushë 15 vjet, ka ngritur në këmbë gjigantin FC Bayern Munchen, që tashmë ka shprehur interesim e lartë që ta bëjë për vete talentin e ri, për skuadrën e re U17.
Në një prononcim për portalin Titulli.com, Rinor Jaiji është shprehur i gëzuar për këtë interesim duke mos harruar se për të arritur deri në këtë pikë ka pasë një angazhim të madh si në fushë, por edhe jashtë saj.
Rinori i cili me familje jeton në Cyrih të Zvicrës, me futboll ka filluar të merret që nga mosha 6 vjeçare, kur fillo të luajë për skuadrën për të rinj në Orlikon, FC Orlikon.
Ai ka vazhuar të luajë për këtë klub të rinjsh nga viti 2004 deri në vitin 2009 kur edhe kaloi në klubin e Cyrihut, FC Cyrih, ku mbron ngjyrat në skuadrën U15.
Pozita e tij e preferuar është ana e djathë si mesfushor-mbrojtës.
Futbollisti me “gjak Lugine” thotë se nuk do ta harrojë vendlindjen duke premtuar se do të ndjekë hapat e një futbollisti tashmë të njohur botëror, 18 vjeçarit nga Kosova, Adnan Januzaj