(2L ONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se me Urdhëresë të Gjykatësit te Procedurës Paraprake, janë kryer dy bastisje në dy të shtëpi të dy të dyshuarve të cilët gjenden në arrati, e janë të dyshuar se në Regjionin e Gjilanit besohet të kanë kryer disa Vepra Penale “Vjedhje të Rënda’’, nëpër shtëpi.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se bastisjet janë kryer në rrugën ,,Gryka e Llapushnikut’’ pa nr. në Prishtinë nga Policia e Kosvës, njësitet hetuese nga Gjilani. Gjate bastisjes të dyshuarit nuk janë gjetur në shtëpi.
“Si prova materiale për gjykatë, në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur 21 copë fishek të kal.9 mm,, të cilët janë konfiskuar nga policia. Dëshmitë e konfiskuar janë dorëzuar ne Stacionin Policor nr.3 Prishtinë, ku aty do të iniciohet rast për “Armëmbajtje pa leje” ka thënë zëdhënësi Hashani.
Dy të dyshuarit të njohur për policinë janë në kërkim. /2L ONLINE/