Policia e Kosovës, njësitet e specializuara antidrogë, nga shtabi qendror, e që veprojnë në Gjilan, me urdhër të Prokurorit të shtetit, kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit shqiptar, shtetas të Kosovës, me banim në fshatin Pozheran, Komuna Viti, ku janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike: 1.8 gram e llojit heroinë dhe 0.3 gram e llojit kokainë si dhe një arme zjarri “Zastava’’ kal 6.35 mm, një karikator dhe 9 fishek të kalibrit 6.35mm.
Me urdhër të Prokurorit i dyshuari, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pastaj ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në PTH