Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
Me këtë rast Basri Sylejmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës me shumicë votash u zgjodh Kryesues i këtij komiteti.
Gjithashtu në këtë mbledhje është prezantuar edhe plani i punës së Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin në vijim. Plan ky që është shtë përgatitur nga Mirlinda Sadiku-Tishuku, anëtare e këtij komiteti nga Lëvizja Vetëvendosje.