Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll gjatë ditës së djeshme ka filluar përgatitjet për Eurobasket 2021.
“Seancës stërvitore i është bashkuar edhe basketbollisti amerikan, Malcolm Armstead, i cili u paraqit në palestër”, thuhet ne njoftim.
Por, peshën e fanellës fundori organizator do të ndiejë gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë, e cila do të zhvillohet të dielën në kuadër të parakualifikueseve për evropian.
Kujtojmë se ai është amerikani i katërt i natyralizuar pas Justin Doellmanit, Scott Bamforthit dhe Shawn Jonesit.
Ndryshe, Kosova duelin me Rumaninë do ta zhvillojë më 24 shkurt (e diele) në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ne kuader te kualifikimeve per “Eurobasket 2021”.