Basketbollistët e Kosovës të premten kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovakisë, ku do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore gjatë fundjavës.
Basketbollisti Gëzim Morina ka thënë se Kosovës i duhet ndihma e tifozëve për këto dy ndeshje.
Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë, derisa lojtarët po përgatiten maksimalisht para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021 ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, gjatë muajit gusht.
Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.