(2L ONLINE) – Në Facebook lexova një koment interesant, por gjithashtu edhe të vrazhdë, rastësisht mbase komentet e tilla në rrjetet sociale janë shumë dhe nuk mundet njeriu që të gjitha ti lexoj. Një mik aty Rrezart Palluqi kishte hapur bisedën: Përse Kosova nuk bënë të bashkohet me Shqipërinë?
Shkruan: Zejnullah Jakupi
Rezart Palluqi nga ana e tij mundohet ta na bind duke argumentuar se ai nuk është kundra bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, kështu, na lutet të mos përfytyrojmë konkluzionin në fjalë vetvetiu. Pra Rezarti në fakt është kundër bashkimit në këtë formë dhe pyet; pse thotë ti bashkoj dy shtete të dobëta, dy shtete përplot hajna dhe korrupsion. Rezarti thotë se sa herë që shqiptarët thyejnë turinjtë në muret që ata vetë i kanë ngritur, shpesh nga smira për të thyer hundët kundërshtaret e tyre, ata, shpikin formula të reja shpëtimi. Një prej formulave të fundit është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.
“Po trumbetohet fort se shpëtimi ynë prehet në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Personalisht, jam kundra këtij bashkimi. Lind direkt pyetja e frikshme: perse? Mos jeni gjë armik i shqiptareve? Aspak! Sot për sot, armiq janë me dashje ose pa dashje ata që mbjellin shpresa të rreme, që mbas bashkimit ne do të bëhemi shtet i denjë. Arsyeja kryesore përse ne nuk jemi pjekur për t’u tretur në një shtet të vetëm, është mentaliteti ynë politik, krejtësisht nihilist.
Ky mentalitet asgjësues, shfarosës, u shpalos në ekstremitet edhe në arenën e politikës kosovare. Korrupsioni, babëzitja për t’ u pasuruar, dashuria hitleriane për kolltuqet e pushtetit, të gjithë këto fenomene i ndesh edhe në qiellin e politikës së Tiranës”.
Ai argumenton tutje: “Dëshpërimi për mua dhe shumë intelektuale të tjerë ka qenë i madh, sepse mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne shpresuam se Kosova do të bëhej lokomotiva e kombit, këtë, duke hedhur themelet e shtetit mbi baza patriotike, ku interesat kombëtare do të viheshin mbi interesat personale.
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Politikanët e të dyja palëve, kosovare dhe shqiptare, kane zgjedhur plotësisht për interesat e tyre familjare ose fisnore. Atëherë perse shpresojmë ne se mbas bashkimit do të futemi në rrugën e drejtë? Disa rrahin fort argumentin ekonomik. Sa më e madhe hapësira dhe tregu aq më i fuqishëm shteti! Unë them me plotë gojën: E kanë gabim. Nuk është hapësira dhe madhësia e burimeve ajo që e bën dikush të fuqishëm, por mirë-menaxhimi i burimeve personale dhe tokës ku jeton”.
Pas tij Mirela Xoxe komenton duke thëne se është plotësisht dakort me autorin që hapi debatin. Pra nuk e përkrah bashkimin për disa arsye:
“Kudo ka njerëz të kqinj edhe te mire, por këta kosovarët me duken më të egër si njerëz me ekstremiste,ne shqiptarët jemi më të butë më tolerantë edhe në punë feje,kemi qenë kaq mirë të lidhur myslimanë e të krishterë,ndërsa ata po të mos jesh mysliman menjëherë të quajnë grek, po të shikosh edhe në emigracion,familjet kosovare shumica mundohen të jetojnë me ndihma nga shteti dhe i bëjnë bisht ç’do gjeje. Në asnjë mënyrë nuk duan ta prishin rehatin. Ndërsa shqiptarët punojnë në çfarë do lloj pune. Bashkimi gjithmonë është i mirë por duhet të edukohen njerëzit në të dy anët e kufirit se në të kundërt me shumë telashe kemi për të hapur”.
Një tjetër komentues bashkatdhetarë yni Kolec Traboini thotë se nuk i interesojnë fare argumentat pse nuk bëhet Bashkimi Shqiptar, ani përse (këto ide) mund të jenë deri diku realiste, por atij i interesojnë argumentat se pse është më mirë Bashkimi. Në këtë pyetje ai ankohet pse e quajnë miqtë e tij ose miku i tij në FB si unitarist në pikëpamje kombëtare mbase ky kështu dëshiron të mbetet.
“Te predikosh se nuk mund të bëhet Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve kur je vetë shqiptar unë e konsideroj një dezertim nga ideali kombëtar e nëse vazhdon ta ushqesh këtë tek të tjerët duke e propoganduar në mënyrë të vazhdueshme, pa tjetër, kush do qoftë ai e ka merituar cilësimin një kokërr tradhtari.
Ai që i ka bezdi idetë atdhetare të Bashkimit shumë mirë mund të hiqet në një anë e jo të punojë në sintoni me ata që nuk ja duan të mirën shqiptarëve në Ballkan e gjetkë. Me këtë nuk akuzoj askënd personalisht, thjeshtë shpreh bindjet e mia”.
Argumenti im ose praktika sociale bashkimit
Vërtet është vështirë të përzgjedhësh argumentet. Sepse përball çdo argumenti pro të del një kundër. Ankesat pse Shqipëria nuk na do, nga ana e kosovareve ose e kundërta, nuk kanë të ndalur.
Edhe me vizitën e Papës në Shqipëri nuk kaloi pa ankesa dhe polemika. Politikanët kosovarë ishin të ftuar nga Tirana zyrtare që të presin Papën bashkë, si në çdo festë, por kosovarët dolën të pa kënaqur, thanë; Nuk na përmendi ne kush nga Kosova, sa e sa sakrifica i ka bërë ky popull këndej kufirit!
Pas gjithë këtyre argumenteve e që nuk përfundojnë këtu, sepse po ti mbledhësh të terat, idetë, polemikat, shkrimet analizat për këtë temë të dalin me mira punime shkencore, por që me sa shihet askush nuk po i bë deri tani. Edhe ky shkrim nuk po bënë që tjetër, ecëse po problematizon çështjen:
Jam seriozisht i brengosur se sa ne shqiptarët si komb kemi pësuar dallime mes nesh, mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Kam frikën se jemi larguar aq shumë nga njeri-tjetri saq e kemi vështirë ose, këta shqiptarët nga Shqipëria, e kanë vështirë të na shohin neve(kosovarëve) si shqiptarë (lexo komentin më lartë të Mirela Xoxes).
Ditën e hënë, më 21shtator isha tek ambasada (Konsulli) i Shqipërisë në Berlin. Dhe aty duke pritur për të marrë informacione për një mik nga Shqipëria, sapo më shihnin, ose sapo hapja gojën të flisja menjëherë me njihnin. -Ti nga Kosova je? Mundohesh të flisja pak në gjuhen standarde, por me kotë, nuk e bëja si ata. Njëra më tha, -Po ti nga Kosova, po që kërkon pra këtu…a ? O bobo zihem keq për ketë pyetje, valle them pse më bënë këtë pyetje? Po, edhe unë jam shqiptarë… mos je nga Shkodra, pyet, kurreshtarja..jo jo, i them, jam nga Kosova. Po a nuk benë fare të sillem këtu pari, mendoj në vetvete, mbase jam nga Kosova! Mund ta kisha edhe unë nënshtetësinë shqiptare ë… mendoj në vetvete, por nuk ja them.. tashmë nuk jam as kosovarë as shqiptarë, por gjerman, i them! Kupton ti…, -Aha …! Ok, po për çfarë ke ardhur pra? Pason pyetja tjetër! E kaloi këtë siklet duke kërkuar temën ..Uh sa keq që na presin obobo, si na lë shteti të presim me orë të tëra nëpër korridore… -O të raft pika, po si na bëjnë kështu morene të keqen! -E sheh kam ardhur nga Hanoveri kam bërë 4 orë me tren, na detyrojnë të vijmë nga pjese te largëta, për të marrë ca informacione se nuk ngre dot njeri telefonin kupto ti, ankohet njëra. Eh moj, kur është fjala për halle dhe telashe, ne shqiptarët gjithë jemi bashke, ama kur fillojmë të qahemi, gjithë jemi bashkë kuptohemi mirë… jemi gjithë shqiptarë.. Eh kjo pakëz më lehtëson. Po, gjithashtu e ngushëlloj veten; Që të nevojitet or shtetësia shqiptare, po ti në Shqipëri e në Kosovë nuk mund të gjesh punë, po ke lekët ik se nuk të pyet njeri, shko kur të duash në Shqipëri e Kosovë, kupton ti a.. E shikoj pllakën me mbishkrim e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, i bie ziles vetëm njëherë. Pres një orë para derës e nuk më vije radha. Dikush, hëm.. më thotë bjeri edhe njëherë ziles ndoshta shpejtohen.. As kjo nuk bëri punë. Mbas 1 ore del zyrtarja kishte, punë në katin tjetër. Më qorton: Ti i bie ziles nga dy herë a, si nuk kuptoni mor zotëri, po s´ke nevojë, këtu jemi, kemi punë pra? Do të vije radha edhe ty mos ke merak!
Ah siç jemi ne shqiptarët aman hundë-lartë: Eh sa mburremi kur dikush na pret tek dera obobo… Gjithmonë kemi dëshirë të jemi mbi ata – lartë, mbi popullin, ta lodhim fare, po ky populli si është budalla, janë pa informuar e të pa durueshëm fare.
Me shkoi mëndja se tashmë shqiptaret/kosovarë e kanë shtetin e tyre, vallë. -O vërtet, ky qerrata ka të drejtë mor, pse a do kishte qenë e mundur të mos jemi ne shqiptarë, se po të ishim do të ishim bashkë, hë..do të kishim edhe ne nënshtetësi shqiptare. Më del para sysh, si në ëndërr, flamuri kuq e zi, historia që kam mësuar në shkollë kur kam qenë si fëmijë..gjithmonë ja kam pasur frikën gjamadanit, sepse pushteti serb ne Bujanoc dhe Preshevë të fuste në burg hë për hë…
E pamundur ishte ti të mbaje në duar një flamur KUQ E ZI tek ecje rrugës. I kujtojë shqiptarët në Mal të Zi, ata në Maqedoni e po ata në Greqi, për ta as mos të flasim fare. Mirë them, po a nuk kemi ne shqiptarë, a nuk jemi më shqiptarë ne gjithë bashk si vëllezër, pavarësisht ku jetojmë?… Fati na ndau, o të keqen!!! Po të ishim një zë do kishim qenë me siguri bashkë! Përse vallë na bëjnë dallimet të tjerët, pa të keq? Ose pse ne i bëjmë vetvetes dallimet?
Është ky vërtet realiteti me të cilin duhet të pajtohemi? Tek ambasada, pashë zonja që kishin aplikuar për të lenë nënshtetësinë shqiptare, nuk u befasova. Pashe shqiptare që moti kishin kaluar kufijtë nacional me bindjet e tyre, mbase edhe martesat nuk i kishin bëre me shqiptarë. Gjithë këta ishin shqiptarë e shqiptare të sinqertë, ishin si ne, gjithë kishim hall e brenga të përbashkëta, ne si ju e ju si ne. Një dallim megjithatë përbënte pengesa, ishte standardi, po flisnim ndryshe.
Pavarësisht këtyre ndasive pyes; a ka mundësi të jemi bashkë, te mos bëjmë dallime pse flasim ndryshe dhe jetojmë në dy shtet ndaras? I mallkojë gjithë ata breza para nesh që nuk kanë punuar në një projekt të përbashkët për realizimin e kësaj ëndrre, i mallkoj gjithë ata armiq që nuk na lanë të jemi bashkë.
Ju falem dhe i admiroj megjithatë ata rilindësit tanë që punuan për ketë ditë qe të kemi një gjuhe dhe kulturë shqiptare. Gëzohem, edhe pse nuk jemi bashkë në një shtet, Kosova ka fituar pavarësinë.
Shqiptaret në Maqedoni po fitojnë të drejta shtet-formuese po vijnë në Shqipëri dhe Kosovë. Të gjithë po na bashkon gjuha, kultura dhe bregdeti në pushimet e verës. Ne, shqiptarët në disa shtete, po ecim bashkë gjithmonë pavarësisht ku jemi, si shqiptarë a si kosovarë, dy popuj. Ne po ecim rrugës të bashkuar drejtë bashkimit Evropian. Ne që moti kemi përqafuar vlerat Euro-perëndimore.
Por miku im Rezart Palluqi i cili hapi debatin disi më jep kurajo tutje ta shoh gjendjen pakëz më qartë dhe të mos hamendem. Z. Palluqi nuk është kundra bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, kështu, lutet të mos e keqkuptojmë.
“Poeti, ose intelektuali me gjere, e ka për detyrë, që të paralajmëroje fëmijët e tij, dhe në këtë rast, popullin e tij, për rreziqet që mund t’ i shkaktoje atij vendimi i gabuar”, thotë ai dhe shton: “Nuk bëhet shtet me romantizma poetike, siç ndodh në rastin tënd( i drejtohet Traboinit).
Shtet-bërja kërkon tru të kthjellët, realist, dhe të pjekur, dhe jo romantizmat poetike, që botën dëshirojnë ta përfytyrojnë me trendafile. Fjala e urtë, thotë: Ai, që të kritikon, të do, ai që nuk t’ i nxjerr të metat në pah, nuk të do, por të le të biesh në greminë!!! Dy hajdutë, nuk mund të realizojnë ëndrrën e madhe shqiptare. Duhen idealistë, atdhetarë dhe udhëheqës punëtorë! vetëm këta tipa mund ta arrijnë ëndrrën tonë shumëshekullore”./2L ONLINE/