Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Viti është arrestuar një i dyshuar, bashkëshorti i një femre (e mitur), e cila raportohet se po trajtohet në QKUK.
Raporti i policisë.
BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇARE
Viti 19.02.2021 – 21:20. Nga QKUK raportohet se një viktimë femër kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje.