Donacionet në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar, kësaj here Jeton Osmani nga Kamenica që punon në kompaninë “Hitachi Zosen Inovam”, ka siguruar një donacion për këtë komunën.
Ky donacion përmbanë inventar për nevojat e nëpunësve të Komunës së Kamenicës.
Kryetari Kastrati duke falenderuar bashkëqytetarin Jeton Osmani ka thënë se kontributi dhe angazhimi i diasporës për Kamenicën është i jashtëzakonshëm.
“Bashkëqytetari ynë Jeton Osmani, i cili jeton në Zvicër e punon në kompaninë “Hitachi Zosen Inovam”, ka siguruar inventarin për nevojat e nëpunësve të Komunës së Kamenicës. Është i jashtëzakonshëm angazhimi e kontributi i diasporës, për t’i dalë në ndihmë komunitetit e qytetit prej nga vijnë. Pra, Kamenicës sime, tuajës e të atyre
Jeton, Sirhan, Ilir, Besim, Zeqirja, Besnik, Fatlum e Arlind, u jemi përherë mirënjohës për angazhimin tuaj”, tha Kastrati.