DYLON

Kryetari i Vitisë sheh nga afër realizimin e disa projekteve infrastrukturore

Kryetari i Vitisë sheh nga afër realizimin e disa projekteve infrastrukturore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruara nga Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit, janë interesuar për ecurinë e disa projekteve infrastrukturore që po realizohen në lokalitetet e ndryshme.

Me këtë rast ata kanë parë nga afër punimet në asfaltimin e një rruge në drejtim të varrezave të fshatit Ramnishtë.

Në këtë lokalitet ai ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës “Ramush Ademi”.  Ndërsa, në Beguncë po vazhdojnë punimet në asfaltimit të rrugës “Toplana”.

EkoHigjiena

Përndryshe punimet në asfaltimin e rrugëve do të zhvillohen edhe nesër në qytetin e Vitisë, konkretisht pritet të bëhet asfaltimi i degëzimeve të rrugëve “ Elena Gjika” dhe “Dëshmorët e Kombit”.

Nderkaq banorët e këtyre lokaliteteve kanë falënderuar institucionet komunale për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore duke potencuar se ato kanë një rëndësi të veçantë për qarkullimin e lirë dhe të sigurt, thuhet në njoftimin e komunës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.