Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, pritëm në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári.
Me këtë rast, ministri Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajarit mirënjohjen për kontributin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe më gjerë.
Nga ana e tij, Gjeneral Kajári uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e Komandantit të FSK-së duke u shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me të dhe të gjitha aktivitetet e përbashkëta KFOR- FSK.
Gjeneral Jashari, me këtë rast, falënderoi Gjeneral Kajárin për urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta, jo vetëm në stërvitje, por edhe operacione të përbashkëta në funksion të qytetarëve të vendit, si dhe sigurisë dhe stabilitetit vendor dhe rajonal. /2LONLINE.com/