DYLON

Presidentja Osmani priti në takim avokatët e popullit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja Osmani priti në takim avokatët e popullit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, z.Naim Qelaj, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, Avokatin e Popullit të Maqedonisë së Veriut, z.Naser Zyberi dhe komisionarin për mbrojtje nga Diskriminimi, Republika e Shqipërisë. Z.Robert Gajda.

Në takim me ta, Presidentja Osmani ka theksuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbrojtja nga diskriminimi i çfarëdo lloji, është prioritet absolut i të gjitha institucioneve të vendit. Presidentja Osmani i ka inkurajuar avokatët e popullit nga të tri shtetet që ta  rrisin bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, synim i cili nuk njeh kufij.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani deklaroi se besimi i qytetarëve në institucione të pavarura është bazament i demokracisë, e njëkohësisht edhe parakusht për zhvillim të vendit. Ajo poashtu tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka rëndësi të madhe për secilin shtet, meqë ky institucion jo vetëm që trajton ankesat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe promovon të drejtat dhe liritë e njeriut.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.