Mario Budimiri, sulmuesi i klubit kroat, NK Lokomotiva (Zagreb) ka lavdëruar tej mase reprezentuesin kosovar, Lirim Kastrati.
Kastrati luan në Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në ndeshjen e parë të stinorit pranveror realizoi dy gola për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.
Nga ana tjetër, sulmuesi veteran Mario Budimir tha se është e lehtë të asistosh, vetëm duhet të kërkosh Kastratin.
“Është e lehtë të asistosh, vetëm shiko ku është Kastrati, ti e dërgon topin në drejtim të tij dhe në 90 % të rasteve është gol. Askush nuk mund ta ndalojë atë, ai është djalë i vërtetë i erës” – ishin fjalët e Budimirit.