DYLON

Abdixhiku kërkon anulimin e tenderit të autostradës për Gjilan

Abdixhiku kërkon anulimin e tenderit të autostradës për Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten ka kërkuar nga të gjitha departamentet përgjegjëse të ministrisë, mundësisnë e anulimit të tenderit 110 milionë euro, për 24 kilometrat Banullë – Dheu i Bardhë.

Në konferencë për medie, ministri Abdixhiku tregoi se ka pranuar dy opinione zyrtare nga dy institucione relevante, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe nga Ministria e Financave e Qeverisë së kaluar, të cilat theksojnë qartë se pa alokim paraprak të mjeteve, nuk mund te shpallen thirrje qe krijojnë obligime financiare për Republikën e Kosovës.

Më tutje, ministri shtoi se është e padëgjuar që një qeveri në ikje, pa buxhet të aprovuar, të fus në obligime financiare qeverinë e ardhshme, që do të mund t’i kushtonin vendit me penalizime financiare që kanë ndodhur më parë.

EkoHigjiena

Ministri Abdixhiku siguroi qytetarët se projekti në fjalë do të jetë prioritet i Qeverisë së re. Duke qenë pjësë e prograimt qeverisës, thirrja për tenderim mund të ndodhë vetëm pasi te jetë miratuar buxheti i vitit 2020 dhe vetëm pasi t’i kuptojmë saktë mjetet financiare të alokuara për këtë qellim.

Krahas kësaj, ministri rikujtoi se Qeveria e tanishme do t’i shqyrtoj të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e kaluar që nuk kanë bazë ligjore; me vëmendje të veçantë tek ato vendime me implikime financiare si këto.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.