Casillas ka pritur në spital shokët e skuadrës së Portos. Të veshur me fanelën e Iker, emrin dhe numrin 1 në shpinë, futbollistët me fytyra të ngrysura shkuan për të parë bashkëlojtarin në spital.
Atë e vizituan i gjithë stafi i skuadrës së Portos bashkë me lojtarët, duke i uruar shërim të shpejt ish-kapitenit legjendar të Real Madridit.
Ata janë të shprehur të tronditur nga sulmi në zemër që kishte Casillas.
“Do të fitojmë për të dhe të ia dedikojmë vetëm atij. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të. Tani jemi më të qetë, sepse e dimë që Iker është mirë, çdo gjë është nën kontroll, kemi një frikë, si të gjithë të tjerët, por për fat të mirë gjithçka shkoi mirë. Urojmë që Iker të kthehet përsëri për të luajtur me ne” kanë thënë futbollistët
I pyetur lidhur me vazhdimin e karrieres, Casillas ishte shumë i sinqertë: “Futbolli është pjesë e jetës sime, por jeta është më e rëndësishme se të gjitha tjerat”.
Iker Casillas pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjeve të mërkurën, por fatmirësisht, mjekët e klubit kanë reaguar shpejt duke e dërguan gjithashtu menjëherë në spital dhe tani gjendja e 37-vjeçarit është mirë dhe stabile.