DYLON

Ismajli: Në Gjilan vetëm pesë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, 35 raste janë aktive

Ismajli: Në Gjilan vetëm pesë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, 35 raste janë aktive
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.

Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen pesë pacientë në Spitalin e Përgjithshëm, deri theksoi se 35 raste janë aktive me COVID-19.

EkoHigjiena

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21343 mostra, 6415 kanë rezultuar pozitivë, 6242 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 31 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 35 mostra në pritje për  rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.