Një delegacion nga Bursa e Turqisë, në krye me Celal Yalcin, ka vizituar Komunën e Vitisë.
Gjatë këtij takimi ata janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala.
Dy palët kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dyja komunave në fushën e Kulturës por edhe në fushat e tjera.