(2L ONLINE) – Bashkatdhetari Nazim Rexhepi, nga Malisheva e Gjilanit, por që jeton e vepron në Zvicër, thotë të mos e harroj asnjëherë vendin e tij dhe se në mundësitë e para që i jepen, ai edhe e ndihmon. Ai këtë e ka bërë edhe tani kur për Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan ka sjellë donacion nga komuna Langnau (Bern) , mbi 70 palë pallto e helmeta për zjarrfikës.
Emri i Nazim Rexhepit nuk është i panjohur për opinionin kosovar. Ai është tani më i dëshmuar si aktivistë sindikal atje ku jeton e vepron, duke qenë madje pjesë edhe pjesë e Sindikatës më të madhe UNIA, por për disa mandate edhe këshilltar komunal në komunën e Lungaut, detyrë që e kryen edhe tani aktualisht.
Ai ka bërë të ditur për Portalin Informativ 2L ONLINE, se vitin e kaluar ishte takuar me bashkëfshatarin e tij Ilir Tahirin, i cili ka kërkuar angazhimin e tij, për të ndihmuar Shërbimin e Zjarrfikësve dhe në këtë drejtim nuk ka hezituar, por ka nisur aktivitetin e tij, gjë e cila u kurorëzua tani pasi ka sjellë pako me pallto e helmeta për më se 70 zjarrfikës.
Duke përfituar edhe nga përvoja e të qenit këshilltar komunal në Langnau, Rexhepi ka thënë se secila komunë i ka prioritetet e përcaktuara e të radhitura më parë, por se në një vend ku nuk ka siguri atëherë ato prioritete të radhitura bëhet dytësore.
Duke iu referuar edhe vërshimeve të fundit në Zvicër ai ka përmendur angazhimin e zjarrfikësve të cilët janë të parët në reagime andaj edhe ka çmuar lartë punë e këtij shërbimi, andaj edhe ka vendosur dhe është angazhuar që të bëjë diçka mu për zjarrfikësit në Gjilan, që ata të përfitojnë dhe falë angazhimit të tij, këto pallto e helmeta tani më janë në Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan.
Ai ka falënderuar edhe firmën transportuese nga Ferizaj “Qëndrimi Trans”, i cili me të kuptuar se bëhet fjalë për donacion, e ka kryer punën e saj falas.
Përndryshe, Rexhepi ka thënë se nuk do të rresht asnjëherë që përveç kontributit të tij që e jep në vendin ku jeton e vepron, të ndihmojë po ashtu edhe për vendin e tij Kosovën dhe me theks të veçantë për komunën e Gjilanit.
Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë Komunale për Mbrojtje e Shpëtim (DMSH), Halit Rexhepi, ka vlerësuar lartë angazhimin dhe ndihmën e këtij bashkatdhetari për vendin e tij e sidomos për përcaktimin që të ketë donacion për shërbimin e zjarrfikësve n Gjilan.
Ai tha per 2L ONLINE, se shërbimi i zjarrfikësve është e një rëndësie shumë të veçantë e të madhe, ani se në Kosovës ende nuk e ka trajtimin e merituar.
Rexhepi ka thënë ky shërbim është shumë i rëndësishëm sepse reagon ndër të parët kur është në pyetje siguria e qytetarëve dhe e pronës, por se fatkeqësisht ende nuk po ja japin rëndësinë e duhur.
Ai ka bërë të ditur se edhe Shërbimi i Zjarrfikësve në Gjilan si kudo në Kosovës punon në kushtet të vështira, por se vullneti tek zjarrfikësit është i madh dhe angazhimi i tyre është maksimal andaj edhe ka rezultate të mira.
Halit Rexhepi ka përmendur si shembull faktin se Shërbimi i Zjarrfikësve në Gjilan intervenon me dy kamion që i ka të blerë në vitin 1985, por që fal punëtorëve mbahen në gjendje të mirë dhe të gatshme për intervenim. Duke vlerësuar ndihmën e këtij bashkatdhetari, drejtori i DMSH-së, Halit Rexhepi ka thënë se Shërbimi i Zjarrfikësve ka nevojë edhe për ndihma tjera nga kushdo qoftë sepse aty bëhet një punë e madhe dhe se ata që janë të angazhuar në këtë shërbim, meritojnë ti kenë kushtet sa më të mira. /2L ONLINE/