Bashkatdhetarët tanë në Zvicër, kanë mbështetur çdoherë Komunën e Kamenicës me donacione të ndryshme. Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar donacionet, ku ata kanë dërguar disa printerë për shoqatat të cilat veprojnë në Kamenicë.
Printerët janë shpërndarë nga drejtoresha e Administratës Publike, Brikenë Ramabaja, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja.
Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë ata që janë gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë për qytetarët. /2lonline.COM/