+970 gjoba në bazë të ligjit Covid-19fotoilustrim

+970 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka bërë me dije se edhe gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Janë shqiptuar 970 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Sipas policisë, poashtu janë gjithsej 956 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 15 persona dhe 10 të tjerë i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajte të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE