Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me datën 30 mars 2020, ka njoftuar për rastin e parë pozitiv në Komunën e Kamenicës. E deri më sot Komuna e Kamenicës ka pasur gjithsej 39 raste pozitive me COVID-19, në katër loakcione: Topanicë, Hodonoc, Berivojcë e Poliqkë.
Nga këto 39 raste, janë të shëruar 28 persona, ku mbetën vetëm 11 raste aktive.
Fshatrat Topanicë, Hodonoc dhe Berivojcë janë shëruar plotësisht, duke bërë kështu që vetëm Poliqka të mbetet me 11 raste aktive.
Në Komunën e Kamenicës janë bërë gjithsej 167 teste, ku momentalisht janë 86 persona në izolim dhe vetëm një person është i shtrirë në spital.
Këtë situatë në Komunë e Kamenicës koordinatori i Shtabit Emergjent Komunal, Ramadan Basha e ka cilësuar si të mirë, dhe se duhet edhe më shumë kujdes e disiplinë që Kamenica t’i kthehet normalitetit.
“Kamenica po i rikthehet normalitetit dhe gjallërisë së dikurshme, na duhet edhe pak disiplinë dhe kujdes. Respektoni rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Basha.