“Për herë të parë në komunën e Gjilanit, Barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi”, nis punën me dy ndërrime nga ora 07:00-20:00”, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në faqen e tij në rrjetin social facebook.
Sipas tij, pas një kohe të gjatë po ashtu po rikthehet edhe shërbimi i vaksinimit me orar të zgjatur të punës nga ora 07:00-20:00.
“Ndryshimi rrënjësor në shëndetësi vazhdon”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/