Fitorja e Barcelonës 3:0 kundër Liverpoolit mund të duket bindëse në letër, por statistikat e ndeshjes tregojnë se fitoja nuk ka qenë aspak bindëse siç dukej.
Liverpooli e fitoi betejën e posedimit të topit, pasi mbajti topin në zotërim 52 për qind – shifra më e lartë për një ekip vizitor në Camp Nou që prej Bayern Munichut të Pep Guardiolës më 2015.
Barcelona i pati vetëm dy goditje në kornizën e portës në pjesën e parë, me njërën, ajo e Suarezit, që përfundoi në rrjetë në minutën e 26-të.
Skuadra e Jurgen Kloppit kompletoi më shumë pasime, 474, sesa ajo e Barcelones, 448, në pjesën e parë.Messi dështoi t’i kompletojë gjysmën e pasimeve (vetëm 24 nga 48) në pjesën e parë.
Barcelona shënoi dy gola në pjesën e dytë me formacionin më mbrojtës në kohët e fundit, me Sergio Busquets, Sergi Roberto, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal në mesfushë.
Liverpooli nuk ia doli të shënojë asnjëherë edhe pse i pati 14 tentime në drejtim të portës, përfshirë gjashtë brenda kornizës së saj.