Kanë nisur punimet në hapjen dhe rregullimin e rrugës bujqësore në Lubishtë, e cila quhet “Rruga e Xhepave”, që do ti mundësojë banorëve që kanë toka bujqësore në këtë pjesë, qasje më të lehtë në punimin e tyre.
Banorët e fshatit Lubishtë, u shprehën falënderues Institucioneve komunale, respektivisht kryetarit Haliti, për këtë projekt, i cili është shumë i mirëpritur për këta banorë.
Shumë toka në këtë pjesë, kanë mbetur të pa shfrytëzuara, me që nuk kanë pasur alternativë, me që ka munguar rruga.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po bëhen në këtë pjesë, ku ka bërë të ditur se kjo rrugë ka qenë projeksion i vitit të kaluar.
Ai më tej ka thënë se ka qenë domosdoshmëri rregullimi i kësaj rruge, me që nevojat e banorëve për qarkullim në këtë pjesë kanë qenë të mëdha.
Kjo rrugë bujqësore që do të shtrohet me zhavor, lidh edhe fshatin Lubisht me rrugën tjetër Ramnishtë-Podgorc. /2LONLINE.com/