Banorët e Livoçit të Ulët kanë vendosur që, në kuadër të projektit të Komunës së Gjilanit, buxhetimi me pjesëmarrje, të rregullohet parku pranë rrugës “Ekrem Shabani”.
Ky projekt mori mbështetjen më të madhe të votave nga 80 banorët e Livoçit të Ulët, sa ishin të pranishëm në proces.
Parku do të nisë së ndërtuari vitin tjetër dhe vlera do të jetë 50,000 euro.
Procesi u vëzhgua nga afër nga drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihu, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati Leka, drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Kushtrim Ibrahimi dhe përfaqësues nga USAID-i. /2LONLINE/