Me rastin e 20 vjetorit të Bankës Ekonomike, Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion 20 drunj dekorativ.
Këta drunj janë mbjellë nga zyrtarë komunal, dhe përfaqësues të Bankës Ekonomike në dy lokacione. Dhjetë prej tyre janë mbjellë te Parku i Qytetit përballë objektit të Komunës së Kamenicës, kurse dhjetë të tjerë tek parku prapa kafiterisë “Chaplin”.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar Bankën Ekonomike për donacionin, duke theksuar se Kamenica është njëra ndër komunat më të gjelbërta në Kosovë dhe se këta drunjë do të mbajnë ambientin e pastërtë dhe më të gjelbër. /2LONLINE.com/