Banka Ekonomike e ka rialokuar Degën e Gjilanit në një lokacion të ri, që ndodhet në rrugën Gjilan – Kamenicë, Kompleksi “Albanica”.
“Ne rialokuam degën e Gjilanit në lokacion të ri, me dizajn modern në përputhje me imazhin/standardin e ri, hapësira të veçanta dhe të dedikuara për klientët e bizneseve, qasje më të lehtë dhe të shpejtë ,hapësira të mjaftueshme për parking të veturave”, thuhet në njoftim.
Një vëmendje të veçantë i është kushtuar avancimit të kanaleve alternative dhe bankingut digjital .
Po ashtu për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve është krijuar hapësirën vetë shërbyese 24/7, ku klientët mund të shfrytëzojnë në çdo kohë dhe kryejnë shërbimet e tyre , pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës.
“Në këtë qendër klientët mund të bëjnë deponimin e qarkullimit ditor në çdo kohë, shpejtë dhe sigurt, shfrytëzojnë platformën e E-Banking me teknologji te avancuar, për të realizuar çdo lloj pagese”,tha Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive.
Gjithashtu në fjalën e tij të rastit menaxheri i degës Ymer Salihu theksoi se do të vazhdojmë me parimet e punës së tyre, të kuptojnë nevojat dhe prioritetet e klientëve dhe mbi këtë bazë t’ju ofrojnë shërbime sa më cilësore. “Po ashtu, stafi profesional dhe i përkushtuar do të jetë në dispozicion t’u ofrojë të gjithë klientëve edhe këshilla profesionale financiare”, ka thënë ai.
Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve të kësaj banke.