Sekretari i përgjithshëm i KB Ban Ki-moon ka përshëndetur pjesëmarrjen aktive të popullsisë së Kosovës në zgjedhjet lokale dhe ka dënuar sulmet në vendvotime në veri të Kosovës dhe tentimet që të minohet procesi zgjedhor.
Në një komunikatë, Ban thotë se zgjedhjet janë “element vendimtar të zbatimit të marrëveshjes së (Brukselit) mes Beogradit dhe Prishtinës të 19 prillit” .
Kreu i OKB-së ka dënuar sulmet në disa vendvotime në veri të Mitrovicës, duke përfshirë edhe kërcënimet fizike të zyrtarëve zgjedhorë dhe asgjësimin e materialit zgjedhor. ”Sekretari fton të gjitha palët e përfshira që të sigurojnë përmbyllje të qetë të procesit zgjedhor në një atmosferë largim frikësimit dhe dhunës”, thuhet në komunikatë.