Ashtu siq i dhash fjalën në prag të pushimeve verore mikut tim të çmuar Reshat Murati i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Konstanz të Gjermanisë, se do të takohem me secilin që më jepet mundësia, përveç politikanëve dhe liderëve partiakë,…ashtu e mbajta fjalën e dhënë edhe para qytetarëve të Kosovës në fillim të fushatës së zgjedhjeve lokale, për mosmbështetje dhe as kundërshtim të asnjërit nga kandidatët e subjekteve politike.
Shkruan: Florim Zeqa
Fushata e gjatë dhe e mundimshme 30 ditore, sikurse në zgjedhjet paraprake edhe kësaj radhe u përcjell me parregullësi të shumta, siq janë; përdorimi i resurseve publike nga ana e subjekteve politike, abuzimi me fëmijët në tubimet zgjedhore, gjuha e fyerjes dhe urrejtjes e cila në ditën e 9-të rezultoj me konflikt verbal dhe fizik në një studio televizive mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi e Milaim Zeka.
Po ashtu edhe dita e zgjedhjeve u përcjellë me parregullësi të njëjta nga zgjedhjet e kaluara; votim i dyfishtë, votime familjare, fotografim të votës, mospërputhje të nënshkrimeve me numrin e fletëvotimeve si dhe arrestime për për marrje dhe dhënje ryshfeti në këmbim të votës.
Tani pas rezultateve të para zgjedhore, gjegjësisht pas raundit të parë zgjedhor e ndjejë të nevojshme t’u drejtohem qytetarëve të vendit lidhur me situatën e krijuar paszgjedhore në Kosovë, për të dhënë një vlerësim të pavarur dhe real të situatës pasgjedhore.
Sikurse herave të tjera edhe kësaj radhe parashikimet e mia zgjedhore dolen të jenë të sakta. Pra, shumica e komunave të Kosovës do të shkojnë në raundin e dytë apo siq po i thonë në zhargonin politik, balo(sh)tazh për nxjerrjen e kryetarëve të rinjë komunalë.
Fillimisht i uroj të gjithë kandidatët për kryetar të komunave që dolën fitues të zgjedhjeve të 22 tetorit, ndryshe shkuarja ne balotazh e shumicës së komunave të Kosovës, përveqse nuk është fitore e partive politike siq e pretendojnë, mund të shkaktoj përmbysje rezultati në shumicën e komunave, thyerje shpirtërore të elektoratit dhe kosto të lartë financiare për buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës.
Ndryshe, balotazhi, përveçse përballje mes rivalëve politikë, do të sjellë edhe përballje mes partnerëve në koalicionin qendror, i cili sikurse herëve të tjera do të shkaktojë kontrabandë dhe vjedhje industriale të votës së qytetarëve, indinjatë dhe thyerje të thellë në mesin e elektoratit të partive politike.
Pra, përballja e kandidatëve në balotazh, do ta vëjë në sprovë të madhe vullnetin e qytetarëve dhe votën e tyre të lirë.
Qytetarët do të gjendeni në situatë të vështirë, për të kapërdirë hipokrizinë dhe mashtrimin e liderëve partiak.
Edhe pas 22 tetorit 2017, qytetarët nuk do të kenë ndryshim në qeverisje nëpër komunat e tyre
Nëse bazohemi në rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale, në shumicën e komunave të Kosovës do të vazhdojë sistemimi i dajëve e tezëve, nipave e mbesave, miqëve e kushërinjëve të kryetarëve nëpër institucionet e komunale!
Edhe në këto zgjedhje, shprehja e pakënaqësisë qytetare ndaj klasës politike sa të korruptuar po aq të inkriminuar u shfaq në dy aspekte; me mosdalje të elektoratit në zgjedhje dhe prishje të fletëvotimeve.
Përveq abstenimit dhe zvoglimit të daljes në zgjedhje, qytetarët tek kutitë e votimit i ndëshkuan edhe më keq partitë e dështuara politike, duke mos votuar kandidatet e asnjërit subjekt politik.
Rënja e daljes së elektoratit në zgjedhje është pasojë edhe e largimit të popullatës së lodhur nga varfëria ekstreme dhe degradimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, e cila e braktisi Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në “tokën e nemur” të zaptuar nga krimi i organizuar i bastardëve politik, nga kusarët e pangopshëm, nga mafio-oligarkët politik dhe ekonomik, të pasuruar nga paraja e pistë dhe mbi kurrizin e qytetarëve.
Njerëzit që kanë tendencë për të premtuar shumë, njashtu kanë tendencën edhe për të harruar shpejt
Mbajtja e premtimeve të subjekteve politike fillon nga mbajtja e vijave programore, profileve politike dhe ideologjike.
Subjekte serioze politike konsiderohen ato subjekte që mbrojnë parimet dhe pikpamjet e tyre politike të deklaruara për një muaj rresht para elektoratit të tyre.
Mbajtja e premtimeve elektorale, sfidë e mundimshme për liderët partiak!
Poashtu poitikanë të sinqertë dhe serioz mbesin ata që u qendrojnë besnik fjalëve të tyre, që sakrifikojnë poste e privilegje për mbrojtjen e interesave te popullit dhe vendit të tyre.
Pas raundit të parë zgjedhor, brenda partive politike fillojnë ethët e koalicioneve për balotazh,…pasi shumica e komunave që do t’i nënshtrohen raundit të dytë zgjedhor.
Lidhja e koalicioneve do të vjen jo si dëshirë por si domosdoshmëri për marrjen apo mbajtjen e pushtetit,…me çka dhënja e premtimeve elektorale dhe mbajtja e linjave programore mbetën vetëm një mashtrim ndaj elektoratit dhe kontrabandim i votës së lirë.
Të qënurit opozitë e fortë, është të qënurit kujdestar i përherëshem i gabimeve të pozitës, i mbrojtjes së ligjëshmërisë dhe interesave vitale të qytetarëve të vendit.
Respektimi i verdiktit të popullit është shprehje e nivelit të demokracisë dhe vlerave universale të të drejtave të njeriut. Parime këto, të respektuara në vendet e zhvilluara dhe demokratike.
Ketë shkrim më pëlqen ta përfundoj më thënjen e Alan Tournier për politikanët avanturier që politikën e bëjnë për para e jo për ideale; “Politikanët që bëjnë politikën për para, janë sikurse dashuria që bëjnë prostitutat në zanatin e tyre”.