DYLON

Berisha raporton para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

Berisha raporton para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, mori pjesë për herë të parë që nga marrja e detyrës së ministrit, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së (KPPBSMFSK) të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar u kryesua nga kryetari i Komisionit, deputeti Haxhi Shala. Në mbledhje morën pjesë deputetë të Parlamentit të Kosovës, anëtarë të këtij Komisioni, nga të gjitha grupet parlamentare.

Ministri Rrustem Berisha i njoftoi deputetët mbi gjendjen e trashëguar në Ministrinë për FSK dhe në FSK, gjendjen aktuale, objektivat strategjikë të tij për zhvillimin e Forcës, bashkëpunimin me partnerët strategjikë dhe shtetet e rajonit, bashkëpunimin me NATO-n, KFOR-in, përfshirjen dhe integrimin e komuniteteve në FSK si dhe mbi procesin e planifikuar të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK).

EkoHigjiena

I pari i MFSK-së, ministri Berisha tha: ,,Unë si ministër jam i interesuar në vendosjen e objektivave strategjike të cilat do të kenë për fokus: mirëmbajtjen e kapaciteteve të FSK-së, avancimin dhe zhvillimin më tutje të saj në të ardhmen, si forcë profesionale, multietnike, e cila do të jetë në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës’’.

Ne si Ministri e FSK-së dhe si FSK,- tha ministri, i kemi përcaktuar prioritetet tona. Prioriteti kryesor në të cilin do të fokusohemi është zhvillimi profesional i burimeve njerëzore brenda FSK-së, thellimi i bashkëpunimit me shtetet e rajonit, integrimi i komuniteteve jo-shumicë, në veçanti i komunitetit serb, që të jenë pjesë e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, sepse është interes i yni dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Më tej, ministri Berisha informoi deputetët edhe për planet për transformimin e FSK-së në FAK, hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim, transparencën e plotë të procesit, koordinimin e gjithanshëm institucional e politik si dhe koordinimin me aleatët strategjikë.

Ministri i FSK-së u përgjigj edhe në pyetjet e deputetëve, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, të cilat kryesisht ishin me karakter informues rreth numrit të pjesëtarëve, armatimit, sektorit të shëndetësisë, hartimit të planeve për transformim, përfshirjes së komuniteteve, gradimit të pjesëtarëve etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.